Banka ruse VTB Capital kërkon të blejë firmën “Cavalli” | Debat 24

Banka ruse VTB Capital kërkon të blejë firmën “Cavalli”

By Debat24
In Gruaja
August 12, 2014
0 Comments
758 Views

Roberto CavalliBanka ruse “VTB Capital”, e prekur nga sanksionet e fundit ekonomike të Bashkimit Evropian kundrejt Rusisë, është duke negociuar blerjen e 60 për qind të shtëpisë italiane të modës, Roberto Cavalli, njoftoi dje e përditshmja ruse “Vedomosti”. Sipas gazetës të specializuar në informacionet financiare, që citon burime anonime, ky veprim pritet t’i sjellë rreth 500 milionë euro Roberto Cavalli-t, pronar i vetëm i markës, që vlerësohet rreth 830 milionë euro.

Të kontaktuar nga gazetarët, banka ruse “VTB Capital”, që bën pjesë në bankat ruse të ndaluara të hyjnë në tregjet financiare perëndimore të paktën tre muaj nga BE-ja për shkak të krizës ukrainase, nuk ka konfirmuar këtë informacion. Shtëpia Cavalli nuk dëshiroi gjithashtu të japë ndonjë koment mbi këtë çështje.

Stilisti italian, i moshës 73 vjeç, kërkon prejt ë paktën gjashtë vitesh të shesë një pjesë ose krejtësisht markën, sikurse bëri edhe bashkpatrioti i tij Valentino, kompania e të cilit u ble nga një kompania Mayhoola Investments, e financuar nga një grup investitorësh privat nga Katari.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'