Berisha kujton ditëlindjen e Nënë Terezës: Një grua që pushtoi zemrat e botës | Debat 24

Berisha kujton ditëlindjen e Nënë Terezës: Një grua që pushtoi zemrat e botës

By Debat24
In Gruaja
August 26, 2014
0 Comments
2437 Views

Berisha Papa Nene TerezaIsh-kryeministri Sali Berisha kujtoi me anë të një postimi në rrjetet sociale ditëlindjen e Nënë Terezës. “Kjo eshte nje dite e mirenjohjes sone me te thelle ndaj bijes, gruas, qe me forcen e pakufishme te dashurise dhe dhembshurise se shpirtit te saj pushtoi zemrat e njerezve te qyteteruar ne mbare boten dhe i dha nder dhe emer, me shume se kushdo tjeter, ne kohen me te veshtire, emrit shqiptar dhe kombit shqiptar. Ne pak jave, Shqiperia dhe shqiptaret presin me shume kenaqesi, ne nje vizite historike, Papa Françeskun. Ati i Shenjte vjen ne dheun e Nene Terezes, shenjtores se dhembshurise njerezore!”, shkruan Berisha.

Postimi i ish-kryeministrit është shoqëruar edhe me një foto historike gjatë vizitës së Papa Gjon Palit në Tiranë në prill 1993, ku Ati i Shenjtë u shoqërua edhe nga Nënë Tereza.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'