Britania së shpejti nxjerr makinat pa shofer në publik
Anglezët së shpejti do të ndajnë rrugën me makinat pa shofer. Qeveria Britanike ka njoftuar se këto të fundit do të dalin në publik në Janar të 2015-s.
Fillimisht makinat pa shofer do të dalin në tre qytete të Mbretërisë së Bashkuar. Departamenti i Transportit gjithashtu vendosi një fond prej $17 milion për të përshpejtuar hulumtimin.
Pasi të jenë zgjedhur tre qytetet, do të testohen dy lloj makinash pa shofer: makina të plota autonome, pa shofer, dhe makina gjysëm-autonome, ku ‘shoferi’ shërben si pilot. Të gjitha këto do të përmblidhen në ligje të reja rrugore që janë duke u planifikuar për të akomoduar makina të tilla.
SHBA ndoqi të njëjtën trajektore në 2011-n, ku së pari nxorri ligje të reja rrogore, dhe më pas aprovimin e makinave pa shofer, por që këto të kishin një shofer brenda. Tashmë ndodhen disa kompani që merren me makinat pa shofer. Projekte të reja kanë nisur nga Volvo, Audi, dhe Google./TechSot.Al/
-
Të Ngjashme
Të Fundit
Pikante
Jeta
Mode & Stil
I-Debat24
Ide_alistet
Shendet
Recent News
Gjatë tre viteve të fundit, që prej zgjedhjes në krye të Avokaturës së Shtetit të ish gjyqtares së Kavajës, Alma Hicka, qeveria shqipt...Më 29 mars, kur Britania e Madhe do t’i dorëzojë Brukselit letrën që lejon fillimin e Brexit, presidenti i Komisionit Evropian, Zhan-K...Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dekretoi sot 7 majin datën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tira...Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka zhvilluar një takim me të rinj dhe simpatizantë në Bërzhitë. Në k...Te Nevojshme
Leave a Reply