Eleganca e aksesorëve të lehtë të verës | Debat 24

Eleganca e aksesorëve të lehtë të verës

By B C
In Modë dhe Stil
August 14, 2014
0 Comments
1917 Views

eleganca-e-aksesorNjë aksesor që plotëson veshjen, por që është aq e lehtë sa mund ta harrosh: kjo prirje e sezonit është shndërruar në një fenomen mode, pasi janë të shumtë stilistët që kanë prodhuar koleksione delikate, më të thjeshtë si për sa i përket materialit ashtu edhe për sa i përket formës.

Një krijuese koleksionesh të tilla franceze, Marie-Hélène de Taillac (marka e saj mban të njëjtin emër) komenton në Madame Figaro se “Doja të krijoja bizhuteri që përshtaten me mënyrën time të të veshurit, me materiale të mira, në një stil që i korrespondon kohës sonë. Gratë punojnë, jetojnë gjithë ditën me bizhuteritë e tyre dhe nuk kanë kohë që të shkojnë të ndërrohen. Modelet e mia synojnë një klientelë që i do gjërat e lehta dhe të thjeshta për t’u mbajtur.”

Mbi lëkurën e zhveshur, stolia shton sensualitetin dhe ju bën të shkëlqeni sipas krijueses së bizhuterive Marie-Hélène de Taillac koleksioni «Eye», i së cilës është shumë i suksesshëm për momentin.

Gurë finë ose të çmuar të ngërthyer në një sy mbrojtës, ky është motivi që përshkon vathët, byzylykët ose varëset me një zinxhir fin, shkruan Living. Si për në qytet, ashtu edhe për në det, byzylyku me gjashtë guri safiri shumëngjyrësh duket mjaft veror.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'