“Etihad Airways”: Do të ofrojmë bileta më të lira për shqiptarët | Debat 24

“Etihad Airways”: Do të ofrojmë bileta më të lira për shqiptarët

By Debat24
In Të Nevojshme
August 18, 2014
0 Comments
3071 Views

EtihadKompania ajrore “Etihad Airways”, me seli në Emiratet e Bashkuara Arabe është një prej kompanive gjigante në tregun botëror të aviacionit civil. Ky gjigant botëror, me ardhjen e tij me linjë të rregullt në Kosovë, do të krijojë një konkurrencë të jashtëzakonshme e cila edhe do të afektojë në lirimin e biletave për mërgimtarët shqiptarë. Etihad Airways, si kompani me potencial të madh financiar, ka blerë aksione në shumë kompani tjera të vendeve europiane dhe botërore.

Aktualisht, është bashkëpronar i katër Kompanive Ajrore Europiane – si kompania Air Berlin në Gjermani me 43 për qind, kompania italiane Alitalia me 49 për qind, Air Serbia me 49 për qind, dhe në Zvicër – Darwin Airways me 34 për qind. Në Zvicër, kjo kompani është nominuar në tregun Zvicerian si Etihad Regional. Etihad Airways në Kosovë ka vlerësuar postimin e Kryeministrit Hashim Thaçi për fluturimin e parë të kësaj kompanie, sepse ajo kompani do të mundësoi lidhjet më të mira të mundshme me të gjitha destinacionet për në tërë botën.

Përfaqësia e Etihad Airways në Kosovë, ka reaguar gjithashtu ndaj shkrimeve të mediave kosovare se gjoja kjo kompani ka sjell Jat`in e Serbisë në tregun tonë. Sipas zyrës së Etihad Airways, tregu botëror nuk njeh kësi kufijsh të etnive apo kombeve, por funksionojnë si biznes internacional dhe ndikojnë gjithandej me shërbimet e tyre cilësore. “Siç edhe kemi treguar më herët se Etihad Airways është kompani botërore me kapital dhe investime në tërë Europën, dhe si e tillë funksionon vetëm si biznes serioz në tregun e Avicaionit Civil. Me këto kushte mendojmë se do të krijoi një konkurrencë në tregun tonë që do të afektojë në lirimin e biletave për mërgimatët shqiptar”, thuhet në reagimin e Zyrës së Etihad Airways, për Kosovë.

1 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'