Fatos Lubonja: Tani do na përgjojnë edhe se si bëjmë seks | Debat 24

Fatos Lubonja: Tani do na përgjojnë edhe se si bëjmë seks

By B C
In Ide
August 14, 2014
0 Comments
2212 Views

Fatos Lubonja shprehet kundër regjistrimit të numrit IMEI të celularit.

fatos LubonjaAi thotë se argumentet e qeverisë për regjistrimin e numrit IMEI, janë qesharake.

Lubonja shkruan për “Panorama”, se tani do na përgjojnë edhe si dhe me kë bëjmë seks.

Argumenti i parë është se “Telefonat celularë smartphone kanë shumë vlerë në treg. Për rrjedhojë, janë objekt vjedhjeje dhe vjedhjet krijojnë një treg informal e mbajnë gjallë rrjete kriminale”.

Siç e kuptoj unë këtë frazë, celularët mund të vidhen që të tregtohen, dhe kjo mban gjallë me para hajdutët e celularëve. Mua më duket se ky argument mund të bëjë për të qeshur edhe vetë hajdutët e celularëve, sepse kjo është vjedhja më banale që mund të ndodhë në këtë vend ku për të bërë para nga Veriu në Jug shqiptarët kanë regëtuar deri edhe njerëzit, kanë mbjellë marijuanë e çfarë nuk kanë bërë.

Por, në parim, edhe sikur celulari e rrobat e trupit t’i kemi të gjitha prej ari, a ia vjen të japim privatësinë tonë për t’i ruajtur ato nga vjedhësit?

Për mua kjo është sikur, meqenëse ti ke në shtëpi sende të shtrenjta, qeveria të vendosë që nëpër të gjitha dhomat e shtëpisë tënde të ketë kamera që do të kontrollohen nga një ekip në Ministrinë e Brendshme, në mëny rë që, nëse hyn e të vjedh ndonjë hajdut, ta kapë që të luftojë kështu kriminalitetin.

A ia vlen kjo mbrojtje kur ti jeton me idenë se gjatë kohës kur në shtëpinë tënde nuk do të shëtisin hajdutë këta të ekipit mund të kullosin sy të duke parë se çfarë stilesh përdori ti për të bërë seks, me kë e bën atë, me bashkëshortin/en apo me ndonjë tjetër, se si e ke stilin e urinimit, të dhjerjes e me radhë e me radhë”, shkruan ai.

Sipas Lubonjës, këto përgjime mund të përdoren për shantazhe.

“Dhe pastaj, me idenë se po pate ndonjë pretendim politik apo bën ndonjë punë që s’i pëlqen qeverisë, ata e kanë atje filmin e mund të ta nxjerrin.

Pra, lidhur me argumentin e parë do të thosha se është më mire të na e vjedhin celularin hajdutët për ta regëtuar, sesa të hapim librin e jetës tonë private për të ruajtur celularin”, shkruan Lubonja.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'