Letrat sekrete të Nënë Terezës | Debat 24

Letrat sekrete të Nënë Terezës

By Debat24
In Gruaja
August 26, 2014
0 Comments
2201 Views

Nene Tereza1Nënë Tereza ka qenë një ikonë. Për besimtarët, vepra e Zotit mbi Tokë. Shërbimi i saj për të varfrit e Kalkutës ishte një simbol i dhembshurisë fetare,  i njohur në të gjithë botën. Ajo u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen.

Në një intervistë të rrallë në vitin 1986, Nënë Tereza tha për “CBS News” se kishte dërgjuar një thirrje, e cila ishte bazuar tek besimi i padiskutuar. “Ata janë të gjithë fëmijët e Zotit, të dashur dhe të krijuar nga e njëjta zemër e Zotit”, u shpreh ajo. Mirëpo më vonë, doli se Nënë Tereza ishte aq në dyshim për besimin e saj, saqë u frikësua se mos ishte hipokrite, ka raportuar korrespondenti i CBS News, Mark Phillips. Në një libër që përmbledh letrat që ajo shkroi për miqtë, dyshimet e saj janë të dukshme. Pasi filloi punë në lagjet e varfra në Kalkutë, shpirti u largua nga Nënë Tereza.

“Ku është besimi im?” shkroi ajo. “Edhe në thellësitë më të thella, nuk ka asgjë, por boshllëk dhe errësirë… Nëse do të kishte Zot, i lutem të më falë”. Tetë vite më vonë, ajo iu kthye sërish rishikimit të besimit të saj të humbur. “Kaq shumë mall i thellë për Zotin… Bosh, pa besim, pa dashuri, pa zell”, është shprehur ajo.

Kur fama e saj u rrit, besimi refuzoi të kthehej. Buzëqeshja e saj, siç thoshte vetë ajo, ishte një maskë. “Për çfarë po punoj unë? – pyet ajo në njërën nga letrat. “nëse nuk do të kishte Zot, nuk do të kishte as shpirt. Nëse nuk do të kishte as shpirt, atëherë, as ti Jezus, nuk je i vërtetë”. Letrat janë mbledhur nga Rev.Kolodiejchuk, prifti që i ka propozuar shenjtërimin e Nënë Terezës Vatikanit. Ai është shprehur se turbullira e saj shpirtërore, në fakt, e ka ndihmuar vetë atë. “Tani ne kemi këtë botëkuptim të ri, këtë dritare të re për botën e saj të brendshme dhe për mua, kjo duket gjëja më heroike”, tha Kolodiejchuk.

Siç e tregojnë edhe letrat e saj, Nënë Tereza vdiq e mbushur me dyshime. Madje, ajo i kishte ndërprerë edhe lutjet. Kisha vendosi që t’i ruante letrat e saj, edhe nëse njëra prej dëshirave të saj ishte që ato të shkatërroheshin. Ndoshta tani ne e dimë pse.

Marrë nga “Shekulli”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'