Rama dhe Kumbaro harrojnë Nënë Terezën në 104-vjetorin e lindjes | Debat 24

Rama dhe Kumbaro harrojnë Nënë Terezën në 104-vjetorin e lindjes

By Debat24
In Big Slider
August 26, 2014
0 Comments
2233 Views

Nene TerezaQeveria nuk ka njoftuar asnjë aktivitet për të kujtuar nobelisten shqiptare Nënë Tereza, ndonëse ajo mbetet ndër të paktat figura me përmasa ndërkombëtare, me të cilën Shqipëria krenohet. As Ministria e Kulturës nuk ka bërë publik asnjë plan për të kujtuar Nënë Terezën, e lindur më 26 gusht 1910. Ish-kryeministri Berisha ishte i vetmi politikan, që me anë të një mesazhi, kujtoi ditën e lindjes së shenjtores shqiptare.

Gonxhe Bojaxhi lindi në Shkup më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u bë murgeshë. Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri,qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhërin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori çmimin “Nobel për Paqe”, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurre nuk e ka mohuar origjinen e saj shqiptare.  Me 5 shtator 1997, bota mesoi se Nënë Tereza vdiq ne moshen 87-vjeçare.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'