Thaçi: Kosova, vend të sigurtë në arkitekturën e Europës moderne | Debat 24

Thaçi: Kosova, vend të sigurtë në arkitekturën e Europës moderne

By Debat24
In Bota
August 29, 2014
0 Comments
549 Views

Hashim ThaciKosova tani e ka vendin e vet të sigurtë dhe të palëkundshëm në arkitekturën e Europës moderne, shprehet kryeministri kosovar, Hashim Thaçi. “100 vjet pas Luftës së Parë Botërore, pas katrahurave tona nën okupim njëshekullor dhe e rrethuar me konflikte te tjera të përgjakshme midis shteteve të Ballkanit, republika më e re europiane është faktor stabiliteti dhe progresit shtet-ndërtues”, ka shkruar ai në Facebook, mbrëmë, pas pjesëmarrjes në  Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin.
“Për këtë falënderojmë Gjermaninë nën lidershipin e Kancelares Merkel, miqt e tjerë në Quint, rolin e pazavendësueshëm të SHBA-ve si dhe të gjitha shtetet e BE-së që kanë hapur dyert për perspektiven europiane të shtetit tonë”, thekson kreu i qeverisë së Kosovës. “Jemi në një momentum të ri, kualitativ për Kosovën europiane”, përfundon kryeministri Thaçi.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'