Xhihadistët, skandal me vizat italiane në Prishtinë | Debat 24

Xhihadistët, skandal me vizat italiane në Prishtinë

By Debat24
In Bota
August 30, 2014
0 Comments
555 Views

Uk RugovaItalia vihet në alarm për arrestimin e 2 xhihadistëve shqiptarë me origjinë nga Kosova. Një hetim sekret mes EULEX dhe prokurorisë së Romës në Itali zbuloi skandalin e shitjeve të vizave hyrëse në Itali përmes selisë së saj diplomatike në Prishtinë, kundrejt një shume prej 3.500 eurosh. Gazeta italiane “La Repubblica”, që bëri publike pjesë të këtij hetimi shkruan se falë këtyre vizave, të cilat mund të siguroheshin lehtësisht në Prishtinë, 3 xhihadistë shqiptarë nga Kosova kanë hyrë në Itali. Mësohet se njëri prej tyre ka hedhur veten në erë në një atentat në Irak, ndërsa nuk dihet se ku mund të jetë vendndodhja për dy shqiptarët e tjerë, të cilët, mediat italiane, thonë se mund të mos jenë larguar nga Italia.

“Kanë qenë në Itali. Ishin të tre xhihadistë. Është e pabesueshme, por kështu është. Tani ka nisur operacioni për arrestimin e islamistëve të rrezikshëm me origjinë kosovare që dyshohet s e mund të jenë ende në territorin tonë. Njëri hodhi veten në erë në një atentat në Irak, ndërsa për dy të tjerët s’ka asnjë gjurmë”, shkruan sot “Tgcom”.

Konsulli italian në ambasadën e Prishtinës  është larguar menjëherë, pasi akuzohet se ka dhënë 3 vizat hyrëse dhe qindra të tjera viza turistike. Konsulli Louis Michael Giffoni, për momentin nuk është në hetim, është shkarkuar me shpejtësi nga ministria e Jashtme italiane muajt e kaluar. Vizat turistike, të cilat sipas “La Republicca” kushtonin 3500 euro, i gjeje lehtësisht, falë bashkëpunimit mes selisë diplomatike italiane në Prishtinë me një organizatë të njohur në Kosovë, pjesë e së cilës ishte edhe deputeti, djali i ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.

Ajo që mbetet vetëm të pyesim – përfundon shkrimi i të përditshmes italiane- është se a kanë qenë vetëm këta 3 myslimanët xhihadistë me origjinë kosovare që kanë hyrë në mënyrë të rregullt e me vizë në Itali?

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'