Dhjetë vendet ku ia vlen të emigrosh | Debat 24

Dhjetë vendet ku ia vlen të emigrosh

By Debat24
In Të Nevojshme
September 8, 2014
0 Comments
2667 Views

ww92495Në vendin e parë qëndron Katari, i ndjekur nga Australia dhe Kuvajti. Ndërsa nga shtetet europiane, më të mira për të emigruar, renditen Holanda, Gjermania dhe Suedia. Në periudhën e krizës që ka goditur jo vetëm vendin tonë, por në përgjithësi edhe të gjithë Europën, ju sjellim një klasifikim special të vendeve ku ia vlen të emigrosh, të cilin e ka kryer Nicola Persico, profesor në Universitetin Northëestern (Kellogg School of Business), në bazë të një studimi ekonomik të veçantë.

Në vendin e parë renditet Katari, i cili ndiqet nga Australia dhe Kuvajti. Në Evropë “shpëtojnë” vetëm Holanda, Gjermania dhe Suedia, ndërkohë që “rezistojnë” Shtetet e Bashkuara dhe Zelanda e Re. Top dhjetëshja është fryt i analizave të kryera mbi bazën e katër parametrave, të:

-PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto);

-raportit borxh/GDP;

-indeksit të lirisë së biznesit (Heritage Foudation), ose të lehtësisë me të cilën ju mund të “bëni biznes”;

-dhe mbi bazën e parametrit të katërt i cili ka të bëjë me pranimin e emigrimit nga ana e vendit në të cilin duan të emigrojnë në bazë të Anketës Botërore të Vlerave.

1. Si për çudi, në vendin e parë, gjendet Katari si më i miri për të emigruar,  falë lulëzimit ekonomik, prej pasurisë së naftës.

2. Australia qëndron në vendin e dytë mes vendeve ku ia vlen të emigrosh. Adhurohet nga miliona njerëz në botë dhe konfirmohet si vendi ideal për këdo që dëshiron të bëjë gati valixhet, në sajë të pranimit të lartë të emigrantëve (0.89), të lirisë së lartë ekonomike dhe borxhit të ulët publik.

3. Suedia klasifikohet në vendin e tretë si vendi ku ia vlen të shkosh apo të emigrosh, falë lirisë së madhe ekonomike. Është pjesë e Europës, si vendi kryesor në mesin e shteteve në veri të saj, por që ende nuk e ka adoptuar euron.

4. Qyteti i Kuvajtit Siti, kryeqyteti i Shtetit të Kuvajtit, është vendi i katërt, më i mirë për të emigruar dhe kjo për shkak të borxhit të ulët publik dhe faktit se produkti i brendshëm bruto për frymë, është ndër më të lartët në botë.

5. Në vendin e pestë (dhe në majën e vendeve aziatike) është Singapori. Ka GDP më të madhe të kontinentit dhe indeksin më të lartë të lirisë ekonomike, deri në 89.4. Megjithatë, indeksi i pranimit është vetëm 0.64 duke u paraqitur si një shqetësim për raportin borxh/GDP në 105%.

6. Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin gjithmonë një vend për emigrim të mirë dhe në këtë klasifikim special konfirmohen si vendet e duhura për këdo që dëshiron të transferohet. SHBA-të janë në vendin e gjashtë, me një indeks të lirisë ekonomike.

7. Është i vetmi vend europian, (përveç Gjermanisë), i cili renditet në vendin e shtatë për sa i takon vlerës së emigracionit. Holanda shquhet për rezultate të shkëlqyera në të gjitha parametrat e marrë në konsideratë, në këtë renditje.

8. Në vendin e tetë (i dyti vend i Europës kontinentale i pranishëm në këtë renditje bashkë me Holandën) është Gjermania. Ky shtet njihet si vendi europian i cili i ka rezistuar më së miri krizës ekonomike. Ka disa emigrantë që sot kanë fatin të disponojnë leje qëndrimi afatgjatë, ose janë “rezidentë afatgjatë”, siç parapëlqehet të quhen, të cilët tashmë janë stabilizuar në Gjermani, apo Austri; dy vende që ose nuk janë prekur nga kriza ekonomike ose i rezistojnë ende asaj.

9. Zelanda e Re gjendet në këtë dhjetëshe me karakteristika të njëjta si Australia, edhe pse është në vendin e nëntë. Gjithmonë është konsideruar si vendi i dëshiruar nga shumë persona, e sidomos nga të rinjtë, megjithatë, ajo ka një PBB për frymë prej 40,842 dollarësh, krahasuar me 67.468 e vendit të kangurëve.

10. Në vendin e dhjetë dhe të fundit të këtij klasifikimi renditet Tajvani, duke u konsideruar si një vend i sigurt, ku mund të emigrohet për një periudhë të gjatë. Në fakt, ky vend garanton një pranim të lartë dhe një borxh të barabartë me 38.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Marrë nga “Shekulli”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'