Konferenca Ipeshkvnore, letër falenderimi Papa Françeskut | Debat 24

Konferenca Ipeshkvnore, letër falenderimi Papa Françeskut

By Debat24
In Papa ne Shqipëri
September 27, 2014
0 Comments
997 Views

Papa MeshaKonferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë i ka dërguar një letër falenderuese Papa Françeskut për inkurajimin dhënë besimtarëve katolikë dhe popullit shqiptar me vizitën e tij më 21 Shtator. “Ne Shenjtëri, kemi mbetur të impresionuar pozitivisht, sidomos nga thjeshtësia dhe ëmbëlsia e ndjesive Tuaja ndaj nesh, si dhe për fjalët e vyera më të cilat na u drejtuat”, thuhet në letrën drejtuar Atit të Shenjtë publikuar nga zyra e shtypit e Kishës Katolike.

Gjithashtu, në letër nënvizohet mirënjohja e besimtarëve dhe e popullit shqiptar, si një inkurajim që u erdhi në momentin më të nevojshëm për ta. “Ju themi “Faleminderit” Shenjtëri, në emer të gjithë popullit shqiptar, por mbi të gjitha, në emër të gjithë popullit të Zotit, priftërinj, besimtarë, që ecin në këtë tokë, ne kemi mundur të ndjejmë gëzimin e ungjillizimit, të fjalës së Zoti, në shpresën që nuk zhgënjen kurrë. Shpirti i Shenjtë i Zotit, ngushëlluesi. Ju jeni vepra për të mirën e Kishës dhe të gjithë njerëzimit”, shkruhet në letër. Ndërsa këtë të djelë, Kishat do të lexojnë një letër në të cilën theksohet se “në të njëjtën mënyrë që Jezusi shkonte rrugëve të kohës së tij, ashtu edhe Papa Françesku, në fjalën e tij të thjeshtë e të sinqertë na e ka paraqitur të gjallë imazhin e Krishtit, të dërguar prej Atit, i cili dëshiron që bijtë e tij të jenë sikurse ai “.

Nëpërmjet kësaj letre, u shprehet një falenderim i madh, “për të gjithë besimtarët, të pasur dhe të varfër, katolikë, por edhe ortodoksë e myslimanë që, për mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje kaq të pritur e të dëshiruar, keni dhënë secili ndihmesën tuaj edhe ekonomike. Zoti jua shpërbleftë”.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'