Kosovë, arrestohen Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi | Debat 24

Kosovë, arrestohen Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi

By Debat24
In Bota
September 17, 2014
0 Comments
626 Views

Kosove arrestimImami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është arrestuar të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit nga Policia e Kosovës. Ndër të arrestuarit mësohet se është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi. Policia e Kosovës ka vënën nën arrest imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin. Motivet e këtij arrestimi nga policia, kanë qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi Islam.

Ndryshe, para një muaji, janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Ramiqi, partia e të cilit ka bazë fetare, dyshohet se ka manipuluar dhe nxituar edhe shkuarjen e të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri dhe Irak.

Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja, me ngjyrime terroriste. Ekstremizmi islamik me në krye organizatën terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit” është cilësuar si një rrezik global, prandaj vendet demokratike u kanë bërë thirrje të gjitha vendeve të botës që t’i bashkojnë forcave për ta parandaluar të keqën.

Para një muaji, janë arrestuar dyzet persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIL dhe Al-Nusra, duke kryer me këtë vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'