Papa nuk pranoi që Hashim Thaçi të jetë pjesë e takimeve në Tiranë | Debat 24

Papa nuk pranoi që Hashim Thaçi të jetë pjesë e takimeve në Tiranë

By Debat24
In Big Slider
September 13, 2014
0 Comments
503 Views

Hashim ThaciKryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator, t’i mundësohet të jetë pjesë e agjendës zyrtare të takimeve me Atin e Shenjtë, por Vatikani ka hedhur poshtë një mundësi të tillë. Burime të gazetës “Express” në Tiranë bëjnë të ditur se Vatikani ka hedhur poshtë mundësinë që edhe Hashim Thaçi të jetë pjesë e axhendës së takimeve zyrtare të Papa Françeskut me autoritetet në Tiranë. “Thaçi ka kërkuar mbrëmë që të jetë pjesë e takimeve që Papa do bëjë në Tiranë. Zyrtarisht është kontaktuar Vatikani dhe nuk ka pranuar që ai të jetë pjesë”, bëjnë të ditur burime të Gazetës.

Kryeministri Thaçi vitin e kaluar kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papës së ri, ndërkohë që zyra e tij kishte njoftuar se ai ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'