Pse dorëheqja e Civicit është pas pilafit | Debat 24

Pse dorëheqja e Civicit është pas pilafit

By Debat24
In Ide
September 11, 2014
0 Comments
2081 Views

Artan FugaNga Artan Fuga

Disa më pyesin : Për kë e kisha që nuk i vlerësova dorëheqjen?
Po, po, e them, për zotin Civici…
Sigurisht unë nuk kam asnjë të drejtë të ngacmoj personalitetin e tij individual se është çështje intime dhe private. As të mos besoj sëmundjen e tij apo problemet shëndetësore. Ato i di mjeku. Unë nga zemra i uroj vetëm të mira.
Por me dorëheqjen e kam një problem.
E para është shumë e vonuar dhe nuk sjell asgjë pozitive tani pas pilafit. Në kohën e duhur do të kishte vlerë.
E dyta, del në publik dhe nuk i thotë publikut se cila ishte përgjegjësia e tij personale në këtë pikë. Nuk e ka për detyrë se nuk është se e zgjodhi publiku, edhe mund të mos thotë asnjë fjalë, por kur thotë është i detyruar ta nisë këtej, përndryshe shkatëron imazhin e vet publik.
E treta, problemi me të nuk është dorëheqja, por dorëvënia. Cfarë dua të them? Po ja që qysh nga çasti kur u emërua ai nuk duhej ta pranonte atë detyre sepse ishte në konflikt të rëndë interesi, ishte drejtuesi kryesor i një agjencie, sipërmarrjeje private, president i një universiteti privat nga ata të shumtit në Shqipërinë demokratike dhe ku ndriçon liria e biznesit… Edhe shërbyes te privati edhe shërbyes publik te banka qendrore… Eh, jo, kjo është pa moralin e duhur… Kjo është të duash edhe arrën edhe çekiçin. Dhe duhet ta ketë kujdes këtë për herë tjetër, nëse i bie rasti, sepse kështu vepronte edhe me reformimin e arsimit të lartë, edhe operator privat, pra hante bukën e privatit, edhe e quante universitetin publik si konkurrent, edhe pretendonte t’i bënte rregulloren e funksionimit këtij të fundit. Ja kam thënë në publik… , nuk ishte brenda standardeve morale të nivelit të lartë, ja tani…
Pra unë jam që dorëheqja ose jepet në kohën e duhur, ose qendro dhe anagazhoju për të riparuar diçka. Ose prano gabimin publikisht edhe pazotësinë për të vepruar. Sepse kështu i bën përsëri keq interesit publik. Imagjinoni bankën pa këshill sot në mes të ditës… Gjithçka bllokohet. Ku është përgjegjësia qytetare këtu???
Se kështu mund t’i ndodhë edhe në institucionin privat universitar. Po të ketë një krizë atje, cfarë do të bëjë ai? Do të japë dorëheqjen???
Ja pra se përse kam problem me dorëheqjen në ketë rast.
Ja përse e thërres përsëri në detyrë dhe e ftoj ta tërheqi dorëheqjen. Ja pse Kuvendi nuk duhet ta pranojë atë dorëheqje.
Por s’kam asgjë me personin si person, absolutisht. Thjesht e preka ceshtjene tij sa kohë kishte pranuar të ishte shërbyesi im si drejtues i bankës qendrore… A nuk kemi të drejtë të themi ndonjë fjalë butësisht për ish shërbyesit tanë???

(Marrë nga profili zyrtar në “Facebook”)

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'