Rama: Bekimi i Papës për Zahon, qershia mbi tortë | Debat 24

Rama: Bekimi i Papës për Zahon, qershia mbi tortë

By Debat24
In Big Slider
September 22, 2014
0 Comments
670 Views

Papa Zaho1Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në rrjetin social “Facebook” një foto nga momenti kur Papa Françesku ka bekuar djalin e tij, Zaho. “Qershia mbi tortë”. Këto fjalë zgjodhi kryeministri Rama për të përshkruar bekimin që Papa Françesku i dha djalit të tij dymuajsh, Zahos. Në foton e publikuar në rrjetet sociale nga vetë shefi i qeverisë, Papa duket i lumtur dhe i befasuar që i vogli i familjes kryeministrore shfaqet para tij. Pikërisht kësaj fotoje kryeministri Rama i ka vënë mbishkrimin “Qershia mbi tortë”.

Vogëlushi mori bekimin e Atit të Shenjtë, ndërsa Papa Jorge Mario Bergoglio linte Tiranën pas zhvillimeve të ngjeshura në vizitën e tij 11 orëshe në vendin tonë. Në dhomën VIP të terminalit të aeroportit “Nënë Tereza”, ku kryeministri i dha mirëpritjen e parë Papa Françeskut, në ikje tashmë, Ati i Shenjtë i dha bekimin e dytë Zaho Ramës, duke e puthur vogëlushin në duart e Linda Ramës. Ati i Shenjtë i dha bekimin e parë fëmijës kryeministror kur Linda Rama ishte në muajt e parë të shtatzënisë, gjatë vizitës që kryeministri Rama zhvilloi në Vatikan. Papa Zaho

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'