Rama shkruan në shtypin e huaj për vizitën e Papës në Shqipëri | Debat 24

Rama shkruan në shtypin e huaj për vizitën e Papës në Shqipëri

By Debat24
In Papa ne Shqipëri
September 25, 2014
0 Comments
599 Views

Papa Mesha1Kryeministri Edi Rama ka dhënë përshtypjet e tij rreth vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri për gazetën e njohur amerikane “Huffington Post”. Kreu i qeverisë e ka cilësuar si historike vizitën e Atit të Shenjtë, si dhe një mesazh të fuqishëm për botën.

Ja si e përshkruan rëndësinë e vizitës së Papa Françeskut kryeministri Rama:

“Vizita e Papës në vendin tim është e rëndësishme pasi së pari, ai zgjodhi një nga vendet më të varfra të Evropës për të filluar turneun e tij evropian. Së dyti, dhe më e rëndësishmja, ai zgjodhi një vend me shumicë myslimane që bashkëjeton në harmoni me të krishterët. Ai u prit nga myslimanë e të krishterë pa dallim. Papa zgjodhi një vend me të kaluar të errët komuniste ku shumë klerikë u vranë dhe kishat u dogjën. Sot krerë të besimeve tona të ndryshme, janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë sonë civile, të cilët punojnë së bashku për të mirën e popullit. Mesazhi që Papa i dërgoi botës, është me rendësi jetike në këtë kohë, pasi i tha turmës se Lufta e Tretë Botërore, tashmë ka filluar. Situata në Irak, ka sjellë destabilitet dhe pasiguri përtej kufijve. Lufta kundër kësaj murtaje ekstremiste që po kërcënon botën tonë, mund të luftohet vetëm duke qenë të bashkuar”.

Kryeministri Rama më tej ka shkruajtur se Ballkani dhe Europa kanë nevojë për njëra tjetrën.

“Kjo është një arsye e fortë pse Papa erdhi në rajonin tonë për të dhënë mesazhin.  Në një kohë që shumë vende të pasura evropiane janë mbyllur duke parë vetëm për vete, ata duhet të shohin nga jashtë, në mënyrë që të ndërtohet një mburojë e përbashkët për t-u mbrojtur nga epidemitë që vrasin të fuqishëm e të dobët, të pasur e të varfër. Prandaj ne duhet të qëndrojmë e luftojmë së bashku”.

Rama e ka mbyllur opinionin e tij duke shkruar se Papa nuk është i vetmi që e ka kuptuar rolin e Ballkanit për paqe dhe prosperitet.

“Kancelarja Merkel e ka treguar këtë. Ajo luftoi shumë për Shqipërinë që të sigurojë statusin e vendit kandidat. Ajo gjithashtu mblodhi për herë të parë në fillim të shtatorit, të gjithë udhëheqësit e rajonit për një takim në Berlin. Merkel dha mesazhin se BE-ja ka për qëllim të sjellë Ballkanin më pranë, duke ndërtuar ura të reja mbështetjeje dhe bashkëpunimi”.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'