Sokol Balla sjell sot dokumentarin “Në qiell me njeriun e Zotit” | Debat 24

Sokol Balla sjell sot dokumentarin “Në qiell me njeriun e Zotit”

By Debat24
In Media
September 25, 2014
0 Comments
674 Views

Papa makine lule Sokol BallaGazetari Sokol Balla do të sjellë sot për ndjekësit e tij në emisionin “Top Story” një dokumentar të veçantë të titulluar “Në qiell me njeriun e Zotit”. Sipas Ballës, dokumentari do të përmbajë disa nga të pathënat e udhëtimit të Papës në Tiranë. Vetë Balla ka publikuar edhe një foto të makinës me të cilën Ati i Shenjtë udhëtoi në disa nga rrugët e Tiranës. Ai ishte ndër tre gazetarët, të cilët u akredituan dhe patën mundësinë të ndjekin udhëtimin e Papa Françeskut në Shqipëri, prej nisjes nga aeroporti i Romës dhe deri në kthimin e tij sërish në Vatikan. Gjatë fluturimit, teksa kthehej nga vizita në Shqipëri, Papa dha edhe një intervistë për mediat shqiptare, duke vlerësuar mikëpritjen dhe harmoninë fetare të shqiptarëve.

Për më tepër, sot në orën 21:00, në “Top Channel”, dokumentari i Sokol Ballës “Në qiell me njeriun e Zotit”.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'