Thellohen mospajtimet për institucionet në Kosovë | Debat 24

Thellohen mospajtimet për institucionet në Kosovë

By Debat24
In Bota
September 4, 2014
0 Comments
502 Views

Hashim ThaciNë Kosovë, së shpejti mbushen tre muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe ende nuk janë formuar institucionet e reja, për shkak të ndasive të thella politike. Partia Demokratike tha sot se nuk do te heq dorë nga e drejta për të drejtuar institucionet, duke i akuzuar Lidhjen Demokratike, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën se po e mbajnë peng shtetin, duke bllokuar ndërtimin e institucioneve, ndërsa këto tri forca politike thanë se është Partia Demokratike ajo që po ushtron akt politik të bllokimit.

Gjykata Kushtetuese anulloi pak ditë më parë zgjedhjen e Isa Mustafës si kryetar i Kuvendit, duke u kërkuar partive politike të rimblidhen për të nisur procedurat parlamentare.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'