Ibrahimoviç: Kosova është Serbi, sa ç’është nëna ime e virgjër | Debat 24

Ibrahimoviç: Kosova është Serbi, sa ç’është nëna ime e virgjër

By Debat24
In Bota
October 16, 2014
0 Comments
575 Views

Zlatan IbrahimovicYlli i përfaqësues suedeze, Zlatan Ibrahimoviç, ka reaguar për dhunën ndaj Kombëtares shqiptare në Beograd dhe thirrjet nacionaliste të tifozerisë serbe. Lojtari me origjinë nga Bosnja, gjatë një prononcimi për një televizion suedez ka ironizuar obsesionin serb se “Kosova është Serbi”, i dalë nga goja e turmës serbe në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

“Të thuash Kosova është Serbi është njëlloj si të thuash nëna ime është e virgjër”, ka thënë sulmuesi i Paris Sën Zhermenit.
Si një rast i rrallë në botën e futbollit, dhuna që ushtruan huliganët, stafi i sigurimit të stadiumit dhe policët serbë ndaj ekipit tonë kombëtar, është komentuar nga shumë media në botë dhe personazhe publike.

Më 23 tetor UEFA pritet të japë vendimin e saj për masat që do të marrë për këto incidente.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'