Kryetari i komunës së Prishtinës: Rama të mos shkojë në Beograd | Debat 24

Kryetari i komunës së Prishtinës: Rama të mos shkojë në Beograd

By Debat24
In Bota
October 15, 2014
0 Comments
445 Views

Shpend AhmetiKryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar kombëtaren e Shqipërisë të vizitojë Prishtinën, ndërsa ka përsëritur kërkesën drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të mos shkuar në Beograd. “Shfrytëzoj rastin që publikisht në emër të Komunës së Prishtinës t’i ftojë të vijnë në Prishtinë sa më shpejtë. Do të gëzonin shumë njerëz…Ashtu siç edhe ja thashë në takim kryeministrit Rama, po e them prapë, dhe tani jam edhe më i bindur për këtë – Mos shkoni në Beograd”, ka shkruar Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook.
Sipas KosovaPress, këto komente Ahmeti i ka bërë duke iu referuar ngjarjeve të mbrëmshme gjatë dhe pasi Shqipëria luajti sfidën kundër Serbisë, në kuadër të eliminatorëve të EURO 2016. “Unë nuk ndjej fare urrejtje ndaj serbëve dhe popullit serb. Gatishmërinë tonë si shqiptarë, për fqinjësi të mirë e marrëdhënie normale e kemi treguar shumë herë, madje e kemi tepruar. Kjo gatishmëri e jona është keqpërdorur tepër shpesh e tepër shumë. Këtë gatishmëri duhet ta kemi, por kurrë dhe asnjëherë nuk duhet të pranojmë që dinjiteti jonë të nëpërkëmbet nga fashistë e racistë regjional që nuk lënë popull në Ballkan pa e luftuar. Këtë refuzim të nënshtrimit na e dëshmoi mbrëmë kombëtarja. Për këtë na bënë që të krenohemi. Shfrytëzoj rastin që publikisht në emër të Komunës së Prishtinës t’i ftojë të vijnë në Prishtinë sa më shpejtë. Do të gëzonin shumë njerëz”, thekson Ahmeti.
Ndërsa, vijon ai, po e shfrytëzoj rastin që të ju bëj thirrje politikanëve shqiptarë që në mënyrë racionale dhe pa emocione të jenë në nivel të detyrës që e kanë. “Kombëtarja e ka dhënë një rast ideal që politika e jashtme të jetë NJË. Që të flasin njëzëri, që ofendime, provokime e kërcënime të tilla nuk do të lejohen”, përfundon kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'