Rikthehet nga Siria Erioni 8-vjeçar | Debat 24

Rikthehet nga Siria Erioni 8-vjeçar

By Debat24
In Bota
October 16, 2014
0 Comments
580 Views

Erjon Kosove SerbiRikthehet nga Siria, fëmija 8-vjeçar Erioni. Rrëmbimi i tij nga i ati ishte denocuar nga e ëma. Kryeministri Thaçi jep detaje dhe konfirmon kthimin në një postim në Facebook. “Në muajin qershor qytetarët e Kosovës kanë qenë shqetësuar nga lajmi se shtetasi Arben Zeka kishte shkuar të luftojë në Siri dhe me vete kishte marrë edhe birin e tij të mitur, Erionin 8 vjeçar. Thirrjet e nënës për t’ia kthyer të birin nga vija e luftës kishin prekur zemrat e çdo qytetari të Kosovës.Shqetësimin e qytetarëve të Kosovës e ndanë edhe institucionet e Kosovës që u angazhuan për largimin e fëmijës nga rreziku i luftës në sigurinë e prehërit të nënës.Sot, jemi të lumtur të mësojmë se Agjencia Kosovare e Inteligjencës, pasi është autorizuar të ndërmarrë operacion për kthimin e sigurtë të Erionit, ka përmbushur me sukses këtë mision duke lokalizuar, gjetur dhe duke organizuar kthimin e tij. Tash Erioni do të kthehet në klasën e tretë, së bashku me shokët dhe shoqët e klasës së tij.Falënderojmë AKI-në për profesionalizmin dhe efikasitetin e dëshmuar në këtë operacion.Dhe, edhe një herë, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të mos bashkëngjiten në luftërat mashtruese”, shkruan Thaçi.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'