Shefi i EULEX-it u “përjashtua” nga Kosova, shkak një agjente e Shqipërisë!? | Debat 24

Shefi i EULEX-it u “përjashtua” nga Kosova, shkak një agjente e Shqipërisë!?

By Debat24
In Bota
October 3, 2014
0 Comments
413 Views

Boshard OSBE KosoveNuk i ka përfunduar kontrata në Kosovë, por shefi i deritashëm i misionit EULEX, Bernd Borchard, është larguar nga Kosova me arsyetimin zyrtarë se e ka gjetur një punë tjetër në Gjermani. Këtë arsyetim e dhënë edhe zyrtarët nga zyra për informim derisa mediet në Beograd në një shkrim të zgjeruar rreth largimit të gjermanit nga Kosova japin detaje të tjera që kanë shtyrë atë ta lëshoj misionin.

“Z. Bernd Borchard, ish-shefi i misionit EULEX, është larguar për të filluar një punë tjetër në Gjermani. Ne nuk mund të komentojmë në lidhje me detajet tjera rreth personave të stafit të misionit”, ka thënë për Zëri, zëdhënësja e misionit EULEX, Dragana Nikolic Solomon. Borchard është larguar nga Kosova para më shumë se një jave. Në vend të tij, pozitën e shefit të misionit është duke e ushtruar zëvendësja e tij e deritashme. Këshilli i Evropës ende zyrtarisht nuk e ka zgjedhur zëvendësuesin e tij ngase procedura e largimit të Borchardt ka qenë shumë e shpejtë.

Ndërkohë disa ditë më parë mediet serbe kishin raportuar se shefi i misionit të EULEX-it, Bern Borhard, për shkak të shkeljes së rregullave dhe procedurave dhe lidhjes me një agjente sekrete nga Shqipëria është larguar nga detyra e tij në Kosovë. Largimin e tij nga misioni sipas medieve serbe e ka kërkuar vet shteti gjerman.

“Zëri”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'