Lulet, detaji special i një dasme | Debat 24

Lulet, detaji special i një dasme

By B C
In Modë dhe Stil
November 25, 2014
0 Comments
2066 Views

lulet-detaji-special-i-nj-euml-dasme_hd1402042233

Buqeta e nuses nuk ka si element të saj vetëm trëndafilin. Lulet e tjera pikante që mund të përdorim janë orkideja, kalla, peonia, tulipani, frezia…

Tashmë është hequr dorë nga buqetat e shtrira me lule. Aktualiteti flet për buqetat e vogla, por shumë të përqendruara.

Buqeta e nuses është një detaj që ndryshon gjithnjë, kjo padyshim dhe nga kërkesat që çifti ka për buqetën. Për sa i përket buqetave që janë më tepër në modë, ato janë: buqeta nuse me peonja, trëndafili, kalla dhe veçanërisht orkideja të cilat mund të ndërthuren me njëra-tjetrën dhe të krijojnë një buqetë tepër të veçantë.

Nëse nusja zgjedh një fustan të thjeshtë, një pamje të thjeshtëzuar, padyshim që duhet përshtatur edhe një buqetë të tillë. Nga ana tjetër nëse kemi një nuse disi më të rënduar me fustanin apo pamjen e saj, duhet kujdesur që buqeta edhe pse e madhe, mos të stonojë, transmeton Telegrafi.

Detyrimisht duhet lloji i dasmës që po bëhet për të krijuar një buqetë që i rri sa më pranë natyrës së nuses. Vitet e fundit pëlqehen buqetat me ngjyra të forta lulesh. Është hequr disi dorë nga e bardha, pana, ngjyra e pjeshkës, për të përdorur më shumë të kaltrën, të verdhën, rozën e fortë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'