Horoskopi ditor, 28 dhjetor 2014 | Debat 24

Horoskopi ditor, 28 dhjetor 2014

By Debat24
In Horoskopi
December 28, 2014
0 Comments
829 Views

DASHI 

Të dashuruarit do të kalojnë një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni të hapni rrugë ndonjëherë. Sektori i financave do të jetë më i dobët se kurrë më parë.

DEMI 

Ditë plot ngjyra kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Pasioni gjithashtu do të jetë më i zjarrtë dhe kënaqësitë më të mëdha. Në planin financiar do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës qëndrueshmëria.

BINJAKET

Planetët do të jenë shumë bujare me ju sot dhe do t’ju krijojnë një ambient shumë të ngrohtë në çift. Gjithçka do të ece si e keni dëshiruar.

GAFORRJA

Ju që jeni në një lidhje do të kujdeseni shumë që gjërat të ecin më së miri me partnerin tuaj. Do t’i përgatisni shpesh edhe surpriza atij që keni ne krah.

LUANI 

Mos u tregoni të paduruar me partnerin gjatë gjithë kësaj dite sepse përndryshe mund të bëni gabime të pafalshme. Ai nga ana e tij po mundohet t’iu përgatisë surpriza të mëdha.

VIRGJERESHA

Ditë e mbushur me bashkëpunim dhe mirënjohje kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni dhe do t’i shprehni pa fund ndjenjat.

PESHORJA

Ditë e këndshme edhe pse jo me aq shumë emocione sa dikur. Mjaftohuni me qetësinë dhe harmoninë që do të mbizotërojë.

AKREPI

Lërini sentimentalizmat gjatë kësaj dite dhe mundohuni të gjeni një zgjidhje për problemet që ju kanë dalë në jetën sentimentale. Me pak përpjekje do t’ja dilni mbanë.

SHIGJETARI

Do t’i rregulloni që në mëngjes problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do të kaloni me tepër çaste intime me të. Dita do të jetë fantastike.

BRICJAPI

Më shumë sesa kurrë më parë do të jeni të gatshëm të bëni çdo lloj sakrifice në mënyrë që jeta në çift të jetë e qëndrueshme dhe marrëdhënia juaj me partnerin më e ngrohte. Do t’ja arrini qëllimit.

UJORI

Do të kaloni çaste të këndshme me partnerin tuaj që në orët e para të mëngjesit dhe nuk do të doni të shkëputeni prej tij për asnjë çast.

PESHQIT

Do të jeni me shumë fat sot juve që jeni në një lidhje dhe të gjitha dëshirat do t’ju realizohen. Do të ndiheni mjaft mirë. Në planin financiar nuk priten aspak vështirësi.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'