Çfarë tha Rama në Prishtinë | Debat 24

Çfarë tha Rama në Prishtinë

By Debat24
In Op-ED
December 27, 2014
0 Comments
1025 Views

Spartak NgjelaNga Spartak Ngjela

Ajo që u vu re dje në Prishtinë, ishte fakti se kryeministri aktual Rama, shpalli indirekt pragfalimentin e vet; sepse na tha që nuk po e pranonte as Politika Amerikane, dhe as Politika e Bashkimit Europian. Por kjo është e rëndë për të, edhe pse ai mendoi që t’i “kërcënonte” perëndimorët me mendimin se edhe mund të ikte. Broçkulla: ku do të shkojë? Nëse nuk i bën dot reformat që po i kërkon Perëndimi, Rama duhet të ikë e jo të kërkojë një “vathë”lindore. Pyetja është: pse nuk po i bën dot reformat? Shqiptarët duan përgjigjen e kësaj pyetjeje, nuk kërkojnë justifikime më “durimin” dhe me “vathën”. Nëse nuk i bën dot reformat, këtë ai duhej ta dinte qëkurse i hyri kësaj punë. Nëse nuk e lenë dhe ka pengesa parlamentare, duhet t’i drejtohet popullit, dhe jo të mendojë me mendjelehtësi se mund të trembë politikën perëndimore. Çelja e negociatave me Bashkimin Europian është jetike për shqiptarët. Një kryeministër i përgjegjshëm nuk duhet të ketë preokupim tjetër veç këtij.
Pa reforma nuk mund të ketë ecuri politike kryeimistri aktual shqiptar; dhe kot mendon se mund të trembë “pleqtë e politikës prendimore”. Më kë do t’i trembë: më policët e paveshur, apo me “inteligjencën akute” të qeverisë rinore? Ku ka politikë të tillë? Rama, nëse do të qëndrosh në pushtet, kthehu te reformat! Nëse ato s’i bën dot, duhet të largohesh! Ky është imperativ kategorik. Kjo sepse është në dëm të Shqipërisë. Rrëzimi i Saliut dhe i taborit të tij mesjetar, këtë kishte si dëvizë: reforma për të hyrë në Bashkimin Euripoan. Berisha kurrë nuk do t’i bëntë ato, sepse me to s’kishte më as pushtet personal, as koncept arab, dhe, as para korruptive për taborin e tij, familjar dhe ekstrafamiljar. Por këtë duhet ta dijë edhe Rama: pas reformave demokrartike për institucionalizimin ligjor, administrimin modern dhe drejtësinë, pushteti absolut nuk mund të ekzistojë më në Shqipëri. Por ama, zhvillimi shqiptar është i sigurt. Ai kryeministër që ka ardhur në pushtet, dhe mendon se ka ardhur në këtë vend për vete dhe jo për shqiptarët, do të përfundojë me keq nga këta që po sorrollaten për të shpëtuar kokën nga ndëshkimi, apo si ata të tjerët që duan të shpëtojnë nderin e tyre nga turpi historik. Kjo është rruga: ose pranoje, ose largohu, sepse gjendja ekonomike do të përkeqësohet vazhdimisht. “Ndihma kineze” është iluzion dhe, për më shumë, është politika dekadente e Enver Hoxhës, që, për të shpëtuar pushtetin e tij, u largua aga “vatha” e komunizmit europian, për të ndëshkuar shqiptarët me ropatje, me varfëri ekstreme dhe me izolim. Por kjo rrugë është e pamundur që të ndiqet më, edhe pse është rikonstruktuar bunker-arti i Enver Hoxhës.
Pyetja për Kryeministrin aktual është kjo: i bën dot reformat që po të kërkon Prëndimi? Këtë përgjigje kërkojnë shqiptarët që po cfiliten me liderë që, në 100 vjet, nisën për në Perëndim dhe përfundojnë në Lindje, sepse duan pushtet personal dhe absolutizëm.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'