E varrosin të gjallë foshnjën, vajza mbijeton | Debat 24

E varrosin të gjallë foshnjën, vajza mbijeton

By Debat24
In Lajme Pikante
December 8, 2014
0 Comments
1831 Views

Femije KineNjë foshnje e porsalindur u varros e gjallë nga prindërit e saj, pasi ata mendonin se ajo kishte vdekur. Gjyshja e fëmijës e varrosi nën një pemë në oborr, pasi mendoi se vajza e saj kishte dështuar. Por fëmija u nxor menjëherë jashtë nga babai, pasi mjeku deklaroi se kishte konstatuar një dështim të supozuar dhe se foshnja mund të jetë gjallë. Lu Xiaoyun jeton me burrin e saj Ai Yong, vajzën e tyre 7-vjeçare, dhe nënën Lu në Dongdong, në verilindje të Kinës, në provincën Liaoning. Lu, e cila besonte se ishte katër muaj shtatzënë, ishte duke punuar në fermë kur ajo papritmas përjetoi dhimbje të mprehta në bark.

Ajo menjëherë thirri burrin, dhe kur ai u kthye nga puna, gjeti një “lumë gjaku” dhe një fëmijë në dukje i vdekur. Ai thirri menjëherë një ambulancë. Kur personeli mjekësor mbërriti, ai kërkoi të kontrollonte foshnjën, por Lu u tha atyre se ishte e kotë. Ajo u dërgua në spital, ndërsa nëna e saj e varrosi fëmijën nën një pemë në oborr. Por pasi bashkëshorti foli me mjekun në spital, kuptoi se fëmija mund të ishte ende gjallë. Ai vrapoi për në shtëpi dhe gjeti nënën e tij që kishte varrosur fëmijën. Ai e nxori menjëherë prej aty, dhe pa që fëmija e vogël ende merrte frymë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'