Futboll, Aliji “tradhton” Zvicrën për Shqipërinë | Debat 24

Futboll, Aliji “tradhton” Zvicrën për Shqipërinë

By Debat24
In Sport
December 19, 2014
0 Comments
846 Views

Naser AlijiMbrojtësi shqiptar, Naser Aliji duket se ka vendosur t’i kthejë shpinën Zvicrës dhe t’i bashkohet Kombëtares shqiptare, raporton tabloidi zviceran “Blick”. 20-vjecari, që është pjesë e ekipit të parë të Baselit që prej vitit 2013, ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueses U-20 zvicerane, por tani ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së drejtuar nga Gianni de Biasi. Futbollisti, që është një produkt i akademisë së Baselit, ka lindur në Shkup me prindër shqiptarë dhe sipas zviceranëve Aliji, i ndikuar dhe nga Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi dhe Arlind Ajeti ka vendosur të veshë fanellën e kombëtares shqiptare.

Aliji aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes, pozicion që përgjithësisht në kombëtare mbulohet nga Ansi Agolli dhe me afrimin e tij trajneri De Biasi mund të ketë më shumë alternativa për këtë rol. Me Baselin, 20 vjecari është aktivizuar në total në 12 ndeshje, teksa ka mundur të shënojë dhe një gol. Në vitet 2011 dhe 2013 ai është vlerësuar si zbulimi i sezonit nga akademia e Baselit, klub me të cilin ka fituar dhe titullin kampion në Zvicër.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'