Godelli distancohet nga dopingu: Arritëm me mund dhe djersë | Debat 24

Godelli distancohet nga dopingu: Arritëm me mund dhe djersë

By Debat24
In Headline News
December 12, 2014
0 Comments
743 Views

Daniel GodelliKampioni i Botës në peshëngritje, Daniel Godelli ka kërkuar mbështetjen e komunitetit të peshëngritjes, pas lajmit se ai rezultoi pozitiv në testin antidoping të bërë pas Botërorit të Kazakistanit, ku ai siguroi dy medalje ari dhe një argjendi. Duke falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur, në emër të ekipit kombëtar të peshëngritjes, Godelli pohon se e ka arritur me mund dhe me djersë rezultatin maksimal në kampionat. Ndaj, ai bën thirrje që mbështetja për të dhe kolegët e tij të vazhdojë deri në momentin e fundit.

“Sot ju bëj një kërkesë nga gjithë komuniteti i peshëngritjes të na mbështesni deri në momentin e fundit, sepse dopingu nuk është pjesë e jona, këto rezultate i arritëm me mund dhe djersë, ju falënderoj dhe dua një mbështetje si kur isha para garës. Mos e bëni për mua, por për flamurin shqiptar”, shprehet ai. Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku rezultuan pozitivë për përdorimin e substancave të ndaluara në testin antidoping.

1 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'