“Hajt’ se folim”, spektakli i fundvitit në Tv Klan | Debat 24

“Hajt’ se folim”, spektakli i fundvitit në Tv Klan

By Debat24
In Art
December 31, 2014
0 Comments
1383 Views

Hajt se folim“Hajt’ se folim” është marka e fundit që ofron Radio Televizioni Klan në mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Një spektakël i jashtëzakonshëm me shumë humor, këngë dhe performanca baleti, është ajo çka kanë përgatitur një kast artistësh profesionistë të cilët do të qëndrojnë në shoqërinë tuaj përreth 5 orë duke filluar nga ora 21.00. Personazhe mediatike, gazetarë, prezantues, politikanë, me një auto-ironi të rafinuar dhe parodizimi i tyre është ajo çka theksohet më shumë në trajektoren e udhëtimit që autorët Erand Sojli e Gent Bejko kanë bërë në këtë fundvit, duke kaluar nga studio në studio – nga formati në format.

Nga “Zonë e Lirë” te “Aldo Morning Show”, nga “Pasdite në Tv Klan” tek “Opinion”. Një mbrëmje festive në Teatrin e Televizionit Klan, nën fotografinë  e mjeshtrave Marcello Iazzeti e Olsi Tufa, do të jetë pasqyra e lëndës, që do të lidhë artistikisht, atmosferën muzikore që do të bëjnë artistët më të spikatur të këngës si dhe trupa e baletit nën drejtimin e Albi Nakos – me situatat komike, debatet, paradokset dhe gjithçka tjetër nën moton “shfrenoni fantazinë”. Nën drejtimin e Erand Sojlit e Klea Hutes, skaleta e natës do të ndërthurë stilin kabaret, me atë çka teleshikuesit duan në festën e ndërrimit të viteve, një spektakël i investuar dhe i ndërtuar kryesisht mbi të qeshurën nga një trupë aktorësh të talentuar!

Edhe pak ka mbetur nga ajo çka Radio Televizioni Klan ka përgatitur e realizuar si surprizën e fundit të vitit në shtepitë tuaja.

Tv Klan

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'