Horoskopi ditor, 17 dhjetor 2014 | Debat 24

Horoskopi ditor, 17 dhjetor 2014

By Debat24
In Horoskopi
December 17, 2014
0 Comments
871 Views

DASHI

Nëse jeni në një lidhje do të përballeni me goxha probleme gjatë gjithë kësaj dite. Në krahët e partnerin nuk do të përjetoni aspak kënaqësi, përkundrazi do të ndiheni gjithnjë e me keq.

DEMI

Jeta në çift do të jetë tejet e qëndrueshme sot. Nuk do të keni as problemin më të vogël, kështu që duhet të jeni të qetë. Beqarët nuk do të mund ta fillojnë dot një lidhje edhe pse mundësitë do të jenë të shumta.

BINJAKËT

Do të jeni mjaft romantikë gjatë gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me partnerin do të jete e nxehtë. Te dy do t’i shprehni pa fund emocionet dhe do të ndiheni më mirë se kurrë më parë.

GAFORRJA

Jeta juaj në çift do të fillojë të stabilizohet gjatë kësaj dite. Në krahët e partnerit tuaj do të përjetoni emocione si kurrë më parë. Shfrytëzoni sa të mundni çdo sekondë.

LUANI

Nëse i qëndroni indiferente partnerit tuaj sot ka rrezik që të largoheni gjithnjë e më shumë prej tij. Ndryshoni sa më parë strategji sepse do të keni probleme.

VIRGJËRESHA

Jeta juaj në çift do të konsolidohet tej mase sot. Pranë atij që dashuroni do të ndiheni më të pushtetshëm dhe gjerat do t’ju ecin për mrekulli.

PESHORJA

Priten çaste fantastike sot në jetën tuaj në çift. Pranë partnerit do të përjetoni kënaqësi të pashpjegueshme me fjalë. Ai dot’ ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do t’ju mbështesë fort.

AKREPI

Asnjë planet nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë te jeta juaj në çift gjatë kësaj dite. Duhet të tregoheni të kujdesshëm për çdo hap që do hidhni sepse nga ju do varet gjithë e ardhmja.

SHIGJETARI

Ditë e qetë dhe pa të veçanta kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Tani për tani asgjë nuk ka për të ndryshuar në jetën e tyre. Kujdes!

BRICJAPI

Influenca e yjeve do të jetë shumë pozitive sot në jetën tuaj sentimentale. Të dy do t’i shprehni më shumë ndjenjat dhe kënaqësitë do të jenë të papërshkrueshme.

UJORI

Dite tejet e zakonshme dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Beni atë që do të ndieni për momentin pa menduar aspak për të nesërmen.

PESHQIT

Ata që janë në një lidhje duhet të bëhen paksa të duruar dhe të mos kërkojnë gjera të pamundura nga personi që kanë në krah. Çdo gjë do të ndodhë në momentin e përshtatshëm.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'