Isa Mustafa fillon punën si kryeministër | Debat 24

Isa Mustafa fillon punën si kryeministër

By Debat24
In Bota
December 12, 2014
0 Comments
626 Views

Thaci MustafaKryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, mori edhe zyrtarisht detyrën nga ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Kalimi i pushtetit u bë në një ceremoni solemne të përcjellë nga parakalimi i Gardës së Kosovës. Ish-kryeministri Thaçi, i lëshoi partnerit të tij në koalicionin qeverisë, karrigen prej nga kishte qeverisur Kosovën për shtatë vjet me radhë. Ai u zhvendos një kat më lartë në ndërtesën e qeverisë prej nga do të drejtojë diplomacinë e Kosovës. Pak çaste pas ceremonisë, ai u ul në të djathtë të kryeministrit Isa Mustafa që drejtoi mbledhjen e parë të qeverisë së Kosovës.

Të martën parlamenti i Kosovës votoi formimin e qeverisë së re që do të drejtohet nga kryeministri Isa Mustafa. Me këtë votim ju dha fund boshllëkut gjashtë muajsh që e kishte futur Kosovën në krizën më të thellë institucionale që nga shpallja e pavarësisë së saj në shkurt të vitit 2008. Kjo është hera e dytë që Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike merren vesh për koalicion qeverisës, ndërsa është hera e parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, që Lidhja Demokratike drejton qeverinë. Marrëveshja ndërmjet dy partive më të mëdha, vazhdon të kritikohet nga partitë tjera shqiptare, të cilat e kanë cilësuar koalicionin e ri të dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Formimi i qeverisë  u mbështet nga diplomacia euro amerikane e cila vuri theksin tek sfidat që e presin atë në luftën për zhvillimin ekonomik, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve të Kosovës por edhe detyrimeve ndërkombëtare.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'