Këshilli Mbikëqyrës i BSH, Denada Prifti në pritje të ligjit të ri | Debat 24

Këshilli Mbikëqyrës i BSH, Denada Prifti në pritje të ligjit të ri

By Debat24
In Big Slider
December 24, 2014
0 Comments
1162 Views

Banka e ShqiperiseZgjedhja e Denada Priftit si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është spostuar për në fund të muajit janar, kur Kuvendi do të rinisë punimet. Prifti është propozimi i Këshillit të Ministrave për të qenë anëtare e trupës drejtuese të Bankës Qendrore, por nuk ka nisur zyrtarisht procedurën e emërimit për shkak të pengesës ligjore lidhur me nënshtetësinë. Sipas burimeve nga qeveria, Denada Prifti, e cila punon si eksperte pranë Komisionit Europian në Bruksel, nuk zotëron nënshtetësinë shqiptare. Për rrjedhojë, e preferuara e Edi Ramës duhet të presë hyrjen në fuqi të ndryshimeve në ligjin për Bankën e Shqipërisë, ku u hap rruga për zgjedhjen në Këshillin Mbikëqyrës edhe të nënshtetasve të huaj. Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve brenda pak ditësh, Prifti duhet të paraqitet në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për një seancë informuese dhe më pas të votohet në Kuvend. Ajo do të gjejë në Këshillin Mbikëqyrës Elisabeta Gjonin, Petraq Milon, Dhori Kulen, Ela Golemin e Ermelinda Meksin, si dhe anëtarët e votuar sot: Genti Sejko, Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola. Sejko është dekretuar nga Nishani për postin e guvernatorit dhe pritet të votohet në Kuvend në muajin janar.

1 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'