Kosova miraton qeverinë pas 6 muajsh beteje politike | Debat 24

Kosova miraton qeverinë pas 6 muajsh beteje politike

By Debat24
In Bota
December 10, 2014
0 Comments
604 Views

Isa Mustafa KuvendParlamenti i Kosovës votoi sot formimin e qeverisë së re që do të drejtohet nga kryeministri Isa Mustafa, kryetar  i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai mori votat e 73 deputetëve, ndërsa 38 votuan kundër dhe dy vota ishin të paanshme. Ai  mori të hënën mandatin për themelimin e qeverisë nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ndërsa u propozua nga kryetari i Partisë Demokratike Hashim Thaçi, pak kohë pasi që Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike nënshkruan marrëveshjen e plotë për bashkëqeverisje.

Sipas marrëveshjes kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, mori postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të punëve të jashtme. Sipas saj, zoti Thaçi do të marrë postin e presidentit pas skadimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga në pranverën e vitit 2016. Mbledhja e së hënës pasdite u bojkotua nga deputetët e Listës serbe të cilët kanë vënë disa kushte për përfshirjen e tyre në qeveri, siç janë formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, kthimi i qëndrueshëm i personave të shpërngulur, mundësimi i kthimit të pronës së Kishës Ortodokse Serbe si dhe anulimi i privatizimit të ndërmarrjeve në mjediset ku jetojnë serbët. Jo zyrtarisht thuhet se ata kanë kërkuar më shumë përfaqësim në institucionet shtetërore e publike të Kosovës.

Lista serbe mori pjesë në seancën e mesditës ku me 71 për, 41 kundër dhe një të paanshme zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u zgjodh në postin e kryetarit të parlamentit. Të hënën u mbushën gjashtë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zvarritja e ndërtimit të institucioneve e kishte futur Kosovën në krizën më të thellë institucionale që nga shpallja e pavarësisë së saj në shkurt të vitit 2008. Marrëveshja ndërmjet dy partive më të mëdha, vazhdon të kritikohet nga partitë tjera shqiptare, të cilat e kanë cilësuar koalicionin e ri të dëmshëm për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'