Kryeministri Rajoy merr pagë më të vogël sesa… stafi i tij! | Debat 24

Kryeministri Rajoy merr pagë më të vogël sesa… stafi i tij!

By Debat24
In Lajme Pikante
December 10, 2014
0 Comments
1080 Views

Mariano RahoyKryeministri spanjoll, Mariano Rajoy fiton më pak para sesa disa prej zyrtarëve kryesorë punën e të cilëve ai mbikëqyr, treguan të dhënat e fundit si pjesë e një programi transparence të qeverisë spanjolle. Informcaioni mbi pagat, bërë publik në internet, tregon se Rajoy merr një pagë vjetore prej 78 200 eurosh. Krahasuar me të, shefi i kabinetit, Jorge Moragas ka një pagë prej 113 200 eurosh në vit, ndërkohë që edhe Alvaro Nadal, shefi i zyrës ekonomike të Rajoyt, ka një pagë më të lartë.

Sipas gazetës spanjolle ”El Pais”, disa funksionarë publikë kanë pagë më të lartë për shkak të vjetërsisë në punë. Përveç të ardhurave të zyrtarëve dhe politikanëve spanjollë, portali i transparencës i qeverisë spanjolle ka edhe përafërsisht 500 000 të dhëna të tjera që më parë konsideroheshin konfidenciale.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'