Meta në Kosovë, takon Veselin, Haradinajn dhe Qosen | Debat 24

Meta në Kosovë, takon Veselin, Haradinajn dhe Qosen

By Debat24
In Bota
December 20, 2014
0 Comments
1284 Views

Ilir Meta Kosove Viti i RiKryeparlamentari Ilir Meta mori pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë. Pritja u organizua nga ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi me qëllim promovimin e kulturës dhe të produkteve shqiptare. Kryetari i Kuvendit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht edhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, si dhe ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti. Ne fjalën e tij, ambasadori shqiptar në Prishtinë Minxhozi  shprehu nevojën e bashkëpunimit të mëtejshme mes dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve bujqësore. Minxhozi tha se produktet shqiptare duhen promovuar edhe më shumë, në të dy anët e kufirit dhe në vendet e rajonit.

Meta zhvilloi disa takime të rëndësishme me aktorë të jetës politike në Kosovë, akademikë si dhe me trupin diplomatik të akredituar në Prishtinë. Gjatë takimit me kreun e ri të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, homologu shqiptar Meta i përcolli urimet më të përzemërta për detyrën e re. Nga ana e tij, Veseli falënderoi kryetarin e Kuvendit shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën. Meta dhe Veseli theksuan nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Një takim i veçantë ishte dhe ai me akademikun Rexhep Qosja, si dhe me shumë personalitete të tjera të Kosovës. Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryeparlamentari u  takua me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin biseduan për zhvillimet politike në të dy vendet dhe ndanë bindjen për intensifikim e marrëdhënieve të mëtejshme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Meta u takua edhe me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, ku u bisedua rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe në rajon.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'