Meta: Nevojitet një hekurudhë Durrës-Prishtinë | Debat 24

Meta: Nevojitet një hekurudhë Durrës-Prishtinë

By Debat24
In Big Slider
December 21, 2014
0 Comments
749 Views

Ilir Meta Monika ArditNdërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë është i nevojshëm për të ulur kostot e importit të mallrave nga Kosova. Kështu deklaroi kreu i Kuvendit, Ilir Meta gjatë vizitës së tij në një fabrikë mielli në Kosovë. Gjatë vizitës në fabrikën e miellit në Fushë-Kosovë, Ilir Meta u takua me pronarin e kompanisë, Ibrahim Aksoy, me të cilin bisedoi për zgjerimin e aktivitetit tregtar të prodhimit të miellit në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Kryetari i Kuvendit e përgëzoi Aksoy për investimin e bërë, ndërsa shprehu bindjen se midis dy vendeve nevojitet ndërtimi i një hekurudhe Durrës-Prishtinë në mënyrë që kostot e prodhimit të këtyre produkteve të ulen si për shtetin e Kosovës, ashtu edhe për tregun e Shqipërisë, i cili do të mund të importonte më shumë mallra nga Kosova.

Gjatë vizitës dyditore në Kosovë, Meta shoqërohej nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht edhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Monika Kryemadhi, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryetari i Kuvendit, vizitoi edhe një kantinë vere në Rahovec të Kosovës. Teksa uroi pronarin e kantinës, Hysen Geci, për investimin e bërë, Meta theksoi nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve në mënyrë që produktet e kësaj kantine të eksportohen edhe më shumë tregun shqiptar.

 

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'