Miratohen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, Sejko merr 111 vota | Debat 24

Miratohen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH, Sejko merr 111 vota

By Debat24
In Big Slider
December 24, 2014
0 Comments
759 Views

Gent Sejko1Parlamenti miratoi të tre kandidatët për anëtarë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të propozuar nga maxhoranca, morën respektivisht nga 74 dhe 82 vota pro. Ndërsa emri më i votuar ishte Gent Sejko i propozuar nga vetë Këshilli Mbikqyrës i Bankës, me 111 vota. Përveç votimit si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, Genti Sejko, është dekretuar nga Presidenti i Republikës si kandidat për Guvernator të Bankës. Maxhoranca fillimisht është shprehur skeptike mbi kandidaturën e Sejkos për postin e guvernatorit. Disa eksponentë të saj, madje kanë deklaruar publikisht në media qëndrim kundër, por rezultati i votimit të së mërkurës hap të tjerë skenar për dekretin.
Ndërkaq veç tre anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës parlamenti miratoi këtë të mërkurë edhe kandidaturën e Enkelejda Shehit në postin e drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Mimoza Kacit si zëvendësen e saj. 

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'