Ndërrimi i viteve në “Vizion Plus” | Debat 24

Ndërrimi i viteve në “Vizion Plus”

By Debat24
In Art
December 31, 2014
0 Comments
1029 Views

Vizion PlusSi çdo dite te vitit edhe ne këto dite festash, Vizion Plus premton emocione, reflektim, humor dhe argëtim duke përgatitur nje program maratone per shijet e gjithë familjes. Data 31 Dhjetor, nisi me programin e mëngjesit “7 pa 5”, nje emision i përgatitur enkas per ditën e ndërrimit te viteve, ku te ftuarit dhe diskutimet mbi atë qe po leme pas dhe atë qe presim te vije ishin pjese e tryezës se “7 pa 5”. Programi rinor “Next” nisi ne orën 15:30 minuta, ku prezantuesja Daljana Sejdiu dhe autorja e emisionit Orinda Huta kishin përgatitur nje puntate speciale.
Menjëherë pas “Next”, “Vizion i Pasdites” erdhi ndryshe kete 31 Dhjetor duke dale nga studiot e Vizion Plus, per t’u zhvendosur jashtë, ne nje ambient restoranti, ku nen shoqërinë e Aniles te ftuarit e shumte, miqte e “Vizionit te Pasdites”, te mbledhur rreth nje tryeze festive, na argëtuan per me shume se 100 minuta nga ora 17:00.
Departamenti i Informacionit vjen me nje përmbledhje rreth 40 minuta te ngjarjeve me te rëndësishme te vitit 2014, nga politika, kronika apo sporti, menjëherë pas edicionit qendror te lajmeve. Ne orën 20 e 15 minuta, show satirik “ByPass” çel mbrëmjen e argëtimit me humor, pikërisht ne kohen kur ne te gjithë do te jemi ulur ne tryeze me familjen tone.
Por, “ByPass” është vetëm nxemja, pasi ne orën 21:30 minuta starton “31 Show”, programi qe do te na mbaje pas ekranit deri ne orët e para te vitit te ri. Djemtë e “Apartamentit 2XL”, kane përgatitur nje puntate speciale, me batuta siç vetëm ata dine te sjellin e te ftuar qe veshin petkun e “Apartamentit”.
Edhe mbrëmja e datës 1 Janar do te vijoje te jete e mbushur me humor ne ekranin e Vizion Plus, ku Agron Llakaj dhe shoë “Al Pazar” jane arsyeja kryesore per te na ndjekur. Sofra Tiranase nje tradite tashme ne Vizion Plus do te shfaqet me 2 Janar, por bashke me keto prodhime vendase, maratona përfshin edhe filmat me te mire hollivudiane, musical dhe prodhime te spikatura kinematografike per fëmijët. Ndaj, edhe keto dite, si ne te gjithe te tjerat te vitit, Vizion Plus do te vijoje te mbetet ekrani i emocioneve te mëdha.

“Vizion Plus”

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'