Ndërron jetë aktori i humorit Veli Rada | Debat 24

Ndërron jetë aktori i humorit Veli Rada

By Debat24
In Art
December 27, 2014
0 Comments
809 Views

Veli Rada Bujar NishaniAktori i mirënjohur i humorit shqiptar, Veli Rada, është ndarë nga jeta në orët e para të mëngjesit të sotëm për shkak të një sëmundjeje të rëndë që e mundonte prej kohësh. Ai ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Për më shumë se një muaj Rada ndodhej në një gjendje të rënduar.

Rada ishte aktor profesionist i Estradës së Tiranës, ndërsa ka komentuar edhe ndeshjet sportive tek Radio Tirana. Ai ka studiuar në Institutin e Lartë të Lartëve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku vazhdoi të punojë për 35 vjet. Veli Rada është nderuar nga presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtëri i Madh”, ndërsa në vitin 2013 është nderuar nga bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e Kryeqytetit”.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'