Peshëngritje, edhe Daniel Godelli pozitiv në testin antidoping | Debat 24

Peshëngritje, edhe Daniel Godelli pozitiv në testin antidoping

By Debat24
In Big Slider
December 11, 2014
0 Comments
821 Views

Daniel Godelli Romela BegajKampioni i botës në peshëngritje, Daniel Godelli, ka rezultuar pozitiv në testin antidoping të bërë pas Botërorit të Kazakistënit, ku ai siguroi dy medalje ari dhe një argjendi. Vetëm pak ditë pasi kampionia e botës për femrat, Romela Begaj, rezultoi pozitive, Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes ka njoftuar se edhe Godelli ka rezultuar pozitiv në test. Në njoftimin e IWF-së thuhet se si pasojë e shkeljes së rregullave, Godelli është pezulluar përkohësisht. Nga analizat ka rezultuar se Godelli ka përdorur të njëjtën substancë që ka përdorur edhe Romela Begaj. Shtangisti do t’i nënshtrohet edhe një testi B ose ta apelojë çështjen.

Pozitiv ka dalë edhe peshëngritësi tjetër shqiptar që përfaqësoi vendin tonë në Botërorin e Kazakistanit, Hysen Pulaku. Edhe ky i fundit mësohet se ka kërkuar të bëjë testin B. Kjo është një goditje e rëndë për sportin shqiptar në përgjithësi dhe për peshëngritjen në veçanti që gjithmonë ka gëzuar reputacion të mirë dhe ka qenë i vetmi i sport që na ka përfaqësuar denjësisht në arenën ndërkombëtare. Shtangisti nga Peqini u shpall kampion bote në peshën 77 kg, duke marrë 2 medalje ari dhe 1 argjendi.

Ndërsa Pulaku mori pjesë në peshën 85 kg dhe zuri vendin e 10 në dygarësh. 22-vjeçari Pulaku rezultoi pozitiv edhe në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012 dhe u pezullua për 2 vjet nga çdo garë. Të tre peshëngritësit së bashku me federatën rrezikojnë humbjen e medaljeve dhe përjashtimin nga çdo aktivitet ndërkombëtar në peshëngritje.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'