Sherr pa kufi në Kosovë, Qosja dhe Mustafa shahen “vrasës” e “psikopat” | Debat 24

Sherr pa kufi në Kosovë, Qosja dhe Mustafa shahen “vrasës” e “psikopat”

By Debat24
In Bota
December 14, 2014
0 Comments
1077 Views

Rexhep QosjaKryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa, shpërthen kundër akademikut Rexhep Qosja. Pak pas reagimit të Qoses, i cili përmes një postimi në “Facebook” e quajti vrasës Kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, erdhi dhe reagimi i Mustafës. Ky i fundit i drejtohet me fjalët “rrenc”, le të shkojë te psikiatri. Të dy postimet janë publikuar në faqet zyrtare të tyre.

“Një rrenc i madh, si Rexhep Qosja dhe vetëm një mendje e degjeneruar si e tij, mund të prodhoj vrasës, armiq, ashtu siç kanë prodhuar njerëzit e UDB-as jugosllave, e sigurimit shqiptar. Me këtë logjikë Qosja kallte Shqipërinë në vitin 1997, dhe vazhdoi të sulmojë Ibrahim Rugovën e çdo bashkëpunëtor të tij. Kur shoh se sa i tmerruar është Qosja, mburrem dy herë më shumë që unë jam Kryeministër i Republikës së Kosovës, sepse nuk kam asgjë të përbashkët me te”, shkruan Mustafa. Isa Mustafa

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'