Takimi vjetor për Ballkanin, Vuçiç shmang Ramën | Debat 24

Takimi vjetor për Ballkanin, Vuçiç shmang Ramën

By Debat24
In Bota
December 8, 2014
0 Comments
721 Views

Rama Vucic Beograd1Beogradi shmang përplasjen me Tiranën (mbi Kosovën) në Bruksel. Ndërsa konfirmohet mbërritja e delegacionit shqiptar, mësohet se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij për takimin vjetor mbi Ballkanin që organizohet të martën nga Miqtë e Europës.
Me të sapomandatuarit në institucionet europiane dhe përfaqësuesit e rajonit, paneli diskuton kësaj radhe temën “Rigjallërimi i Ballkanit: Goditja fillestare e politikave të ngecura” dhe impaktin për perspektivat e rajonit deri në 2020, ku sigurisht pritet të përmendet dhe Kosova, e cila gëzon gjithashtu një perspektivë europiane si vendet e tjera të rajonit. Burime konfidenciale rrëfyen për Top Channel se shefi i qeverisë serbe preferoi të evitonte një përplasje të mundshme mbi Kosovën në këtë panel, duke ia përcjellë këtë përfaqësim fillimisht numrit dy të kabinetit të tij Ivica Daçiç, e më pas kryenegociatores së palës serbe.
Por në prag të takimit, të njëjtat burime argumentuan se Serbia pritet të luajë kartën e “karrikes bosh” duke munguar për herë të parë në takimin vjetor të Miqve të Europës.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'