Artan Hoxha: Eskorta që shoqëroi Shullazin, më e madhe se ajo e policisë | Debat 24

Artan Hoxha: Eskorta që shoqëroi Shullazin, më e madhe se ajo e policisë

By Debat24
In Aktualitet
January 20, 2015
0 Comments
2208 Views

Emiljano ShullaziDrejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, u shpreh se zotërohet informacion për grupet kriminale që veprojnë në kryeqytet. Duke folur në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News 24”, kreu i policisë së kryeqytetit tha se “për të gjitha grupet kemi informacione dhe duhet pritur koha e duhur që hetimi të bëjë punën e tij për t’i goditur”. Çipa komentoi edhe përplasjen e fundit mes grupeve kriminale në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë, si dhe atentatin ndaj Emiljano Shullazit. “Eshtë një përplasje mes grupeve kriminale dhe një punonjës policie që ka reaguar, pavarësisht rrethanave në të cilat u ndodh aty”, tha kryepolici i Tiranës. Sipas tij, këto “janë ngjarje të zakonshme dhe nuk kanë patur pasoja për qytetarët, në aspektin fizik”. Ai u shpreh se krerët e grupeve kriminale janë arrestuar gjithmonë nga policia dhe kanë dalë të lirë nga gjykata.

Megjithatë deklaratat e kreut të policisë kanë ndeshur në kundërshtimin e gazetarëve të pranishëm në studio. “Eskorta që shoqëronte Shullazin kur doli nga Drejtoria e Policisë ishte më e madhe se ajo që dërgoi policia në vendin e atentatit ndaj tij”, tha gazetari Artan Hoxha.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'