Artistët shqiptarë dënuan sulmin ndaj shtypit në Paris | Debat 24

Artistët shqiptarë dënuan sulmin ndaj shtypit në Paris

By Debat24
In Art
January 11, 2015
0 Comments
873 Views
Bujar KapexhiuIlirian Agolli/VOA

Ai thotë se piktorët dhe gazetarët përpiqen që të zbulojnë dhe të thonë të vërtetën. Zoti Kapexhiu theksoi se në qendër të punës së tyre është humanizmi, ndaj njerëzit që përpiqen të ndriçojnë jetën e shoqërisë nuk i meritojnë goditje të tilla të dhunshme. Karikatura është një art i braktisur në Shqipëri; nga mbi 40 piktorë që punonin para vitit 1990, aktualisht karikatura punojnë vetëm 2-3 autorë. Shumë prej autorëve emigruan për një jetë më të mirë, ndërsa pjesa tjetër e lanë mënjanë, sepse në Shqipëri – thotë zoti Kapexhiu artistët nuk paguhen dhe nuk mund të jetosh me karikatura. Madje shumë prej tyre kanë patur edhe kërcënime nga politikanët.

Vrasja e gazetarëve dhe karikaturistëve në Paris i tronditi qarqet gazetareske shqiptare. Ata vendosën qirinj dhe tufa me lule dhe lanë mesazhe solidariteti pranë ambasadës franceze, duke e vlerësuar sulmin kundër revistës Sharli Hebdo si një goditje të rëndë ndaj fjalës dhe mendimit të lirë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'