Braçe: Çmimi, tre kompani zotërojnë 70% të tregtimit të naftës | Debat 24

Braçe: Çmimi, tre kompani zotërojnë 70% të tregtimit të naftës

By Debat24
In Biznes
January 17, 2015
0 Comments
567 Views

Erjon Brace1Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe kërkoi ndryshimin e ligjit dhe udhëzimit për karburantet. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  Braçe thotë se “tregu nuk është as i lirë dhe as konkurrues” dhe karakterizohet nga “norma fitimi të larta, cilësi e dobët dhe çmime eksesive”. “Qeveria të rrisë fiskalizimin, të ndryshojë ligjin dhe udhëzimin për karburantet dhe të kontrollojë sasinë dhe cilësinë në pompë”, shkruan Braçe.
Sipas tij, ka të dhëna të besueshme që tregu është shumë i përqendruar: 5 kompani, ndër të cilat, dy çifte kompanish, kanë të njëjtët aksionerë, pra praktikisht 3 kompani, zotërojnë mbi 70 për qind të tregut të tregtimit të naftës; 3 kompani zotërojnë thuajse të gjithë tregun e benzinës. Braçe thotë se “ka gjithashtu të dhëna të besueshme se të gjitha këto dhe po tre kompani, zëvëndësojnë njëra-tjetrën në operacione tregtare, blejnë e shesin nga njëra tjetra, përcaktojnë çmime, duke ndryshuar nga njëra tjetra në shumë pak diferencë”.
Lidhur me kompanitë, Braçe konkludon se ato përcaktojnë çmime të padrejta, duke përfshirë edhe çmimet eksesive, të cilat janë dukshëm pa lidhje racionale me vlerën ekonomike të produktit. Sipas kreut të Komisionit të Ekonomisë, ka një arsye që çmimet në pompë nuk kanë reflektuar plotësisht uljen e çmimit të naftës. “Tregu nuk funksionon as i lirë dhe as konkurrues”, thotë ai. Lidhur me taksat e larta, Braçe shprehet se “taksat janë të larta dhe kjo ka qënë zgjedhja jonë për të dekurajuar konsumin e naftës”.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'