BSH ul normën bazë të interesit në 2%, presioni inflacionist mbeti i pakët | Debat 24

BSH ul normën bazë të interesit në 2%, presioni inflacionist mbeti i pakët

By Debat24
In Big Slider
January 29, 2015
0 Comments
720 Views

Banka_e_Shqipërisë wideKëshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor të Politikës Monetare. Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e zbritur atë në nivelin 2.0%. Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se ulja e normës bazë të interesit krijon kushtet e duhura për mbështetjen e rritjes ekonomike dhe për kthimin e inflacionit në objektiv në një periudhë afatmesme.

“Ekonomia shqiptare shënoi përmirësim në gjysmën e dytë të vitit 2014, por presionet e përgjithshme inflacioniste mbetën të dobëta dhe inflacioni vazhdoi të qëndrojë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Ndonëse në rritje, kërkesa agregate është ende e pamjaftueshme për të siguruar shfrytëzim të plotë të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë dhe për të gjeneruar rritje të qëndrueshme të punësimit, të pagave, të marzheve të fitimit dhe të çmimeve finale në ekonomi”, u shpreh Banka Qendrore. Sipas saj, edhe faktorët e ofertës – si çmimet e lëndëve të para e të mallrave të importit dhe ecuria e pritjeve inflacioniste – vazhdojnë të prodhojnë presione të ulëta për rritjen e çmimeve të konsumit. Në veçanti, rënia e inflacionit të importuar në tremujorin e katërt ka sjellë një ecuri të kundërt të trajektoreve të rritjes ekonomike dhe të inflacionit në këtë periudhë.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'