CIA e pranon: UFO-t ishin vepër e jona | Debat 24

CIA e pranon: UFO-t ishin vepër e jona

By Debat24
In Lajme Pikante
January 3, 2015
0 Comments
1534 Views

UFOObjektet fluturuese të paidentifikuara ose UFO-t, siç njihen ndryshe, janë vepër e CIA-s. Agjencia Qëndrore e Inteligjencës Amerikane pranoi këtë javë në rrjetin social Twitter, se të paktën gjysma e fluturimeve misterioze, që prej vitesh kanë ushqyer imagjinatën e njerëzimit për aktivitetet e qenieve jashtëtokësore, janë kryer për llogari të saj. Në postimin në rrejtin social që mban datën 29 Dhjetor, CIA ka publikuar një dokument të detajuar, që ngjalli interes mjaft të madh gjatë 2014-ës.

Avionët me forma të çuditshme nuk kanë qenë gjë tjetër veçse variante të modeleve U-2, që fluturonin në një lartësi deri në mbi 18 mijë metra. Në vitet ’50-’60, thuhet në raport, pakkush besonte se mjetet fluturuese mund të arrinin këtë lartësi. Fluturimet e avionëve të zakonshëm të pasagjerëve kryhen në një lartësi nga 3 deri në 6 mijë metra, ndërsa ata ushtarakë deri në 12 mijë metra.

Sipas CIA-s, një prej shqetësimeve të mëdha të këtij projekti ishin dyshimet që ngjallën këto mjete fluturuese që nuk mbetën pa rënë në sy. Imagjinata shkoi deri aty sa frymëzoi edhe Hollivudin të prodhonte filma me jashtëtokësorë, që udhëtonin me këto mjete. Por ajo që CIA -n e detyronte të mos jepte përgjigje mbi këtë mister, ishte fakti që u prodhuan për të fotografuar fshehurazi objektivat armike të Shteteve të Bashkuara. Baza kryesore sekrete e tyre ishte në Nevada të Kalifornisë, por kishte edhe të tjera në Britani, Gjermaninë Lindore dhe Tajvan.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'