E.Spiropali: Në zyrë vajza ime dëgjon për kontrabandën, në mbrëmje i lexoj poezi | Debat 24

E.Spiropali: Në zyrë vajza ime dëgjon për kontrabandën, në mbrëmje i lexoj poezi

By Debat24
In Headline News
January 16, 2015
0 Comments
1723 Views

Drejtoresha e Pergjithshme e Doganave Elisa Spiropali rrëfen për “Ditë e Re” në “Ora News” emocionet e pritjes së ëmbël të vajzës së saj

Elisa Spiropali Stela KotrriNë kohën kur qeveria ka shpallur vitin 2015 si vitin kundër informalitetit dhe evazionit, asaj i duhet të jetë në krye të detyrës, si drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave. Megjithatë thotë se shtatzania i ka dhënë shumë energji dhe pozitivitet. Tani është në muajin e 8-të të shtatzanisë dhe nuk është shumë e largët dita kur në krahë do të shtrëngojë dhe të përkundë vajzën e saj. “Ndihem shumë e lumtur. Është një nga mendimet e bukura që kam. Zgjohem dhe fle me atë mendim, në mes janë punët. Është diçka krejtësisht e re që s’e kisha menduar që do e ndjenja. Qenka vërtet shumë e bukur pritja e një fëmije.”

Por a e ka penguar shtatzania Elisa Spiropalin në punën e saj?

“Unë mbaj një balanc. Në asnjë hap nuk më ka penguar. Shtatzania më ka dhënë shumë energji dhe shumë pozitivitet.
E vetmja gjë që e shqetëson- thotë Spiropali duke qeshur është – çfarë dëgjon vajza ime në bark kur unë jam në zyrë. Çfarë pune ka ajo të bëjë bilance plane, kontrabandë, luftë kundër evazionit, informalitet. Prandaj në darkë mundohem të bëj balancën duke dëgjuar ndonjë muzikë të mirë apo lexuar ndonjë poezi të bukur”

Kush janë marrëdhëniet e Drejtoreshës së Doganave me vartësit e saj?

“Kam krijuar besim tek stafi im. E ndaj punën. Nëse krijon sisteme të mira kontrolli dhe u jep besim krijon raporte që shkon përtej punës”.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'