Fatos Lubonja zihet me të gjithë në “Opinion” | Debat 24

Fatos Lubonja zihet me të gjithë në “Opinion”

By Debat24
In Big Slider
January 20, 2015
0 Comments
1188 Views

Opinion Lubonja ZhejiKa qenë një emision jo i qetë ai i sotmi në “Opinion” për analistin Fatos Lubonja. Ndonëse tema e emisionit të gazetarit Blendi Fevziu ka qenë tolerance fetare, biseda nuk ka qenë aspak e tillë. Në qendër të polemikave në studio ka qenë Fatos Lubonja, i cili ka debatuar me pastorin Akil Pano, opinionistin Artur Zheji dhe përfaqësuesin e Komunitetit Mysliman, Elvis Naçi. Në mënyrë të vazhdueshme, Lubonja ka mbrojtur idenë se në Shqipëri nuk ka patur tolerancë, në përgjithësi, ndaj mendimit ndryshe. Ndërkohë një tezë krejt e kundërt është mbrojtur nga Zheji, i cili është përballuar me akuzat e Lubonjës për moskuptim. Edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare janë shprehur se në Shqipëri ekziston toleranca fetare. Megjithatë Lubonja ka këmbëngulur se nuk ka tolencë dhe as bashkëpunim mes komuniteteve fetare. Lubonja nuk ka nguruar t’i quajë shpesh si qesharake deklaratat e “kundërshtarëve” në panel.

0 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

'